Skip to content

Ka nisur me sukses vaksinimi nëpër shkolla, ekipet e QKMF Skenderaj në terren

Ka filluar dhe po vazhdon me sukses procesi i vaksinimit nëpër shkollat e Skenderajt, sipas orarit të përcaktuar nga QKMF Skenderaj.

Ekipet shëndetësore janë angazhuar në terren me energji, përkushtim dhe organizim të lartë, duke realizuar vaksinimin në mënyrë të sigurt dhe efikase për nxënësit.

Ky proces po konsiderohet një hap shumë i rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe në krijimin e një ambienti më të sigurt në institucionet arsimore.

Nga QKMF Skenderaj është shprehur mirënjohje e veçantë për profesionistët shëndetësorë, stafin e shkollave dhe prindërit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë këtij aksioni të rëndësishëm.

Published inNews