Mbrëmë u raportua për arrestimin e Korab Bajgorës, i cili ka kërcënuar dhe ofenduar rëndë kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Lidhur me këtë, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, ka thënë për Sinjalin se Bajgora është ndaluar për 48 orë dhe se tek i njëjti policia ka sekuestruar dy armë zjarri.
“Pas arrestimit nga Policia e Kosovës, i dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit. Tek i njëjti janë sekuestruar edhe dy armë zjarri”, tha ai.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

