Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Korab Bajgorës, i dyshuar për kërcënim ndaj kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe familjes së tij.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari mund të vuajë nga çrregullime mendore dhe gjatë kontrollit në shtëpi iu gjetën dy armë pa leje, dy karikatorë dhe katër fishekë.
Hetimet për veprat penale “Ngacmimi” dhe “Mbajtja e armëve pa leje” janë në vazhdim.

