Qytetarët e Gjilanit sot mund të furnizohen me derivate me çmime më të favorshme në SHAQA Petrol, e cila ka publikuar oferta më të ulëta se çmimet maksimale të lejuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, transmeton DrenicaOnline.
Sipas njoftimit të kompanisë, çmimet aktuale janë:
Euro Super: 1.35€
Euro Diesel: 1.60€
Ndërkohë, sipas vendimit të ministrisë për ditën e sotme, çmimet maksimale janë:
Nafta (Diesel): 1.65€ për litër
Benzina: 1.39€ për litër
Gazi: 0.88€ për litër
Kjo do të thotë se në SHAQA Petrol, qytetarët mund të kursejnë në çdo litër të furnizuar, duke e bërë këtë pikë karburanti ndër më konkurrueset në vend.
Nga kompania theksojnë se janë në shërbim të qytetarëve 24 orë, duke i ftuar klientët t’i vizitojnë dhe të binden vetë për çmimet dhe shërbimin.


