Skip to content

Kompania nga Drenasi garanton cilësi në projektin rrugor në Fushë Kosovë (Video)

Komuna e Fushë Kosovës ka bërë të ditur se janë realizuar matjet e ngjeshmërisë së nënshtresës, si një hap i rëndësishëm përgatitor para vendosjes së shtresës së parë të asfaltit në rrugën “Mumin Gashi”.

Sipas njoftimit zyrtar, këto inspektime kanë për qëllim të sigurojnë cilësinë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të projektit, duke garantuar standarde më të larta të ndërtimit dhe një qarkullim më të sigurt e më efikas për qytetarët.

Punimet në këtë segment po realizohen nga kompania e njohur nga Drenasi, ‘NN “Shkëmbi” dhe Valdrini shpk’, e cila sipas vlerësimeve në terren, po i kryejnë punët në mënyrë profesionale dhe në përputhje me kontratën.

Ky projekt konsiderohet një tjetër investim i rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Fushë Kosovë, në shërbim të banorëve dhe zhvillimit urban të zonës.

Published inNews