Skip to content

Komuna e Drenasit pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit – KIFT Kosova 2026

Komuna e Drenasit ka marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit – KIFT Kosova 2026, i mbajtur më 17–18 prill 2026, i organizuar nga Unioni i Turizmit i Kosovës.

Në kuadër të këtij panairi, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ka realizuar projektin për pjesëmarrje, me qëllim të promovimit të potencialeve turistike, kulturore dhe ekonomike të komunës sonë.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe tri biznese nga Komuna e Drenasit, të cilat prezantuan produktet dhe shërbimet e tyre para vizitorëve dhe pjesëmarrësve ndërkombëtarë. Ato patën mundësi të shesin produktet e tyre dhe të krijojnë bashkëpunime me operatorë të tjerë.

Pjesëmarrja në këtë panair synon rritjen e vizibilitetit të Drenasit si destinacion rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe krijimin e mundësive për bashkëpunime të reja me operatorë dhe investitorë në fushën e turizmit.

Për pjesëmarrjen në këtë panair, Komuna e Drenasit është certifikuar nga Unioni i Turizmit i Kosovës.

Published inNews