Skip to content

Kontrolli i policisë çon në zbulimin e drogës në Drenas, arrestohen disa persona

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë një kontrolli të realizuar rreth orës 22:00, janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike.

Sipas policisë, gjatë kontrollit janë konfiskuar rreth 6.3 gramë marihuanë, një pako rizlla si dhe një mulli për bluarje.

Të dyshuarit janë intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

/DrenicaOnline/

Published inNews