Skip to content

KRM “Pastrimi” konsumatorëve në Drenas: Kryeni obligimet ose ju dërgojmë te përmbaruesi

KRM “Pastrimi” SH.A. ka njoftuar konsumatorët në Drenas dhe komunat tjera që nga 15 prilli 2026 do të nisin procedurat ligjore ndaj atyre që kanë borxhe të papaguara për një periudhë të gjatë.

Sipas njoftimit, kompania apelon që pagesat të kryhen me kohë për të shmangur përmbarimin dhe kostot shtesë që do t’i bartë vetë konsumatori.

Qytetarët mund t’i paguajnë faturat në sportelet e kompanisë, përmes platformës eKosova, në Postën e Kosovës, si dhe përmes Western Union dhe Ria Money Transfer.

Nga KRM “Pastrimi” theksojnë se pagesa mund të bëhet edhe pa faturë fizike, vetëm me emër, mbiemër dhe adresë.

Published inNews