Skip to content

Kur mjekët e Drenicës dalin në aksion: Stafi i QKMF Skenderaj me aktivitet pastrimi për Ditën e Tokës

Me rastin e Ditës së Tokës, stafi i QKMF Skenderaj, së bashku me profesionistët shëndetësorë të këtij institucioni, ka zhvilluar një aksion simbolik pastrimi në oborrin dhe hapësirat përreth objektit.

Ky aktivitet u realizua si shenjë e përkushtimit jo vetëm ndaj shëndetit të qytetarëve, por edhe ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe ruajtjes së një ambienti të pastër e të shëndetshëm për të gjithë.

Nga QKMF Skenderaj u bë e ditur se, edhe pse këto hapësira mirëmbahen vazhdimisht në nivel të lartë, aksioni i sotëm dëshmon kujdesin dhe përgjegjësinë e shtuar që stafi ka ndaj komunitetit dhe natyrës.

Përmes këtij veprimi konkret, synohet gjithashtu rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit dhe përgjegjësinë që secili qytetar ka për hapësirën ku jeton.

Mesazhi i stafit ishte i qartë: Së bashku për një mjedis më të pastër dhe një të ardhme më të shëndetshme! 🌱

Published inNews