Skip to content

Kurti: Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik do të shpërndahet në fund të këtij muaji

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik do të shpërndahet në fund të këtij muaji (mars).

Ai këtë e kishte paralajmëruar në fillim të muajit gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij, kjo pagesë është e përfshirë në buxhetin e vitit 2026, i cili arrin vlerën rreth 4 miliardë euro.

Kurti kishte theksuar se buxheti përfshin edhe rritjen e shtesës për përvojën e punës nga 0.25% në 0.50% për 15 vitet e para.

Buxheti është miratuar në Kuvend më 20 shkurt me 62 vota për, ndërsa opozita nuk e ka mbështetur atë.

Published inNews