Skip to content

LAJM I FUNDIT: Bastisje në Drenicë, Policia sekuestron armë e qindra fishekë

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në rajonin e Drenicës, ku gjatë një bastisjeje në zonën e Skenderajt janë sekuestruar armë dhe municion.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet kanë nisur pasi një person ishte shfaqur në rrjetet sociale duke ekspozuar një armë. Pas veprimeve hetimore, policia ka arritur ta identifikojë dhe lokalizojë të dyshuarin.

Më 14 prill 2026 është realizuar bastisja në shtëpinë e tij, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:

Tri armë të shkurta (pistoleta)
Dy armë të gjata
734 fishekë të kalibrave të ndryshëm

I dyshuari është intervistuar për posedim të paautorizuar të armëve dhe posedim të armëve me autorizim të skaduar.

Me vendim të prokurorit, rasti po vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”

Published inNews