Pas përfundimit të ndeshjes mes Prishtinës së Re dhe Drenicës, është raportuar për incidente ku një tifoz i Drenicës ka mbetur i lënduar, ndërsa dy persona të tjerë janë arrestuar.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Sipas informacioneve të para, policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes për të menaxhuar situatën dhe për të rikthyer qetësinë.
Rrethanat e plota të incidentit pritet të sqarohen pas hetimeve të mëtejshme nga organet kompetente.

