Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka përkujtuar dëshmorin Hamdi Hasani nga Kllodernica në 27-vjetorin e rënies së tij, duke shprehur respekt dhe mirënjohje për sakrificën e dhënë në shërbim të lirisë së Kosovës.
Lushtaku theksoi se Hamdi Hasani ishte ndër ata burra që, në kohën kur atdheu kishte më së shumti nevojë, dha gjithçka për mbrojtjen e dinjitetit të vendit, duke u bërë pjesë e përjetshme e historisë kombëtare.
Ai shtoi se Hamdiu, bashkë me dëshmorët dhe martirët e rënë, vazhdojnë t’i bëjnë roje çdo ditë lirisë së atdheut.
“Lavdi dëshmorëve, martirëve dhe gjithë atyre që kontribuan për lirinë e Kosovës”, ka deklaruar Lushtaku.




