Në ambientet e Famullisë “Shën Abrahami” në Llapushnik është zhvilluar një aktivitet simbolik me mesazh të fortë për paqe dhe bashkëjetesë.
Nxënës dhe mësimdhënës të Gjimnazit “Gjergj Kastrioti” në Drenas, së bashku me Don Fran Kolaj, Vikar Ipeshkvnor, kanë mbjellë “Pemën e Paqes” në oborrin e kishës.
Ky aktivitet kishte për qëllim promovimin e vlerave të respektit, dritës, paqes dhe dashurisë midis njerëzve, si dhe kujdesin për mjedisin.
“Të mbjellim respekt, dritë, paqe dhe dashuri midis nesh dhe në mjediset tona”, ishte mesazhi që përcolli kjo nismë e përbashkët.




