Skip to content

Mërgim Lushtaku: Hashim Thaçi është vetë historia

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka reaguar me një deklaratë të fortë në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në FB, Lushtaku ka vlerësuar rolin historik të Thaçit, duke kritikuar ashpër ata që e sulmojnë atë.

“Hashim Thaçi është vetë historia, ndërsa ata që e ofendojnë janë sinonim i përçarjes dhe tradhtisë”, ka deklaruar Lushtaku.

Deklarata e tij vjen në kohën e debateve dhe reagimeve të shumta politike rreth figurës së ish-presidentit të Kosovës.

Published inNews