Lajm i hidhur vjen për familjen Kastrati dhe banorët e Nekocit të Drenasit.
Më 19 prill 2026, në orët e hershme të mëngjesit, në Heilbronn të Gjermanisë, ka ndërruar jetë Astrit Kastrati, si pasojë e një sulmi në zemër.
I ndjeri ishte i njohur dhe i respektuar nga familjarët, miqtë dhe bashkëvendësit e tij.
Familja ka bërë të ditur se varrimi do të bëhet në vendlindje, në Nekoc të Drenasit, ndërsa për datën dhe kohën e ceremonisë mortore do të njoftohet me kohë.
Ngushëllime të sinqerta familjes Kastrati, të afërmve dhe miqve të të ndjerit.

