Korab Bajgora është arrestuar nga Policia e Kosovës në Pejë, pas kërcënimeve ndaj Ramush Haradinajt.
Ai dyshohet se përmes një videoje “live” në Facebook ka fyer dhe kërcënuar rëndë liderin e AAK-së.
Arrestimi është kryer disa orë pas publikimit të videos nga njësitet policore.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Kanosje”.
Hetimet për rastin janë në zhvillim dhe priten veprime të tjera ligjore.

