Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka përkujtuar dëshmorët Xhevat Demaku, Bedri Demaku dhe Imer Shala në përvjetorin e rënies së tyre në Abri.
Ajo është shprehur se kujtimi për sakrificën e tyre mbetet i përjetshëm, duke theksuar se liria e vendit është ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve.
“Sot në Abri, në përvjetorin e sakrificës së përjetshme të dëshmorëve Xhevat Demakut, Bedri Demakut dhe Imer Shala. Përulemi me respekt, krenari e dhimbje para kujtimit të atyre që u flijuan për lirinë tonë. Gjaku i tyre është amaneti ynë!”, ka deklaruar Musliu-Shoshi.
Ajo përmbylli mesazhin e saj me thirrjen: “Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”.


