Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas vdekjes tragjike të të riut Jeton Babaj nga Llausha e Skenderajt, duke shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për familjen.
Në reagimin e tij, Lushtaku e ka përshkruar të ndjerin si një djalë të devotshëm, me karakter të fortë dhe qetësi shpirtërore, duke theksuar se buzëqeshja dhe mirësia e tij do të mbeten gjithmonë në kujtesë.
“I dashur Jeton, lajmi i trishtë për ndarjen tënde nga jeta na ka prekur thellë. Ke qenë një djalë i devotshëm, me një karakter të fortë dhe një qetësi shpirtërore që të bënte të veçantë”, thuhet në reagimin e tij.
Ai po ashtu i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, duke lutur që shpirti i tij të gjejë paqe në Xhenet.

