Skip to content

Një tjetër aksion vullnetar në Drenicë, fshati pastrohet nga mbeturinat

Ish-kandidati për deputet nga PDK-ja, Bashkim Mustafa, ka njoftuar për një aksion pastrimi të zhvilluar në fshatin Aqarevë, duke e cilësuar atë si një iniciativë të vogël, por me peshë të madhe për ambientin dhe shoqërinë.

Mustafa ka falënderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në këtë aktivitet, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe ndërgjegjësimit qytetar, transmeton portali DrenicaOnline.

“Ju bëjmë thirrje të gjithëve që të ruajmë ambientin dhe të mos hedhim mbeturina, të mos dëmtojmë mjedisin dhe të ardhmen tonë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, falë angazhimit të pjesëmarrësve, gjatë aksionit janë mbledhur gjithsej 200 thasë me mbeturina./DrenicaOnline/

Published inNews