Pas realizimit të vizitave në institucionet arsimore në Skenderaj, një delegacion nga Turqia ka zhvilluar vizita edhe në disa oda tradicionale të kësaj ane, me kërkesë të aktivistit shqiptar dhe kryetarit të Shoqatës “Shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Preshevës, Medvegjës e Bujanocit” në Bursa, Rexhep Gündüz.
Delegacioni është mirëpritur në Odën e bacës Shaban Nebihu (i ndjerë) në Vojnikë, ku mikpritjen e ka bërë djali i tij, Afrimi, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Po ashtu, është realizuar një vizitë edhe te baca Milazim Thaqi në Burojë, i mbijetuar i Masakrës së Izbicës dhe dëshmitar në Hagë kundër krimeve të regjimit serb.
Këto vizita kishin për qëllim njohjen nga afër me traditën, historinë dhe vlerat kulturore të odave shqiptare, si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë kombëtare.



