Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Malishevë, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një banesë në lagjen “Mirdita”.
Sipas zëdhënësit të Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezi, rasti është raportuar rreth orës 12:55, ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.
Gjatë ndërhyrjes në banesë janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore, një i rritur dhe dy fëmijë. Ata janë transportuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e kësaj ngjarjeje të rëndë.
DrenicaOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes:

