Pas një rruge të gjatë dhe të mbushur me sakrifica në shërbim të vendit, është pensionuar ushtaraku nga Drenasi, Lumni Gjeli.
Ai ka dhënë kontribut të çmuar në tri etapa të rëndësishme të historisë së Kosovës. Gjatë luftës ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke kontribuar në çlirimin e vendit. Pas luftës, Gjeli vazhdoi shërbimin në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK), ndërsa më pas në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), ku shërbeu për shumë vite në ruajtjen e sigurisë së vendit.
Pensionimi i tij është vlerësuar si një moment krenarie për familjen dhe për të gjithë ata që e njohin, duke pasur parasysh përkushtimin, guximin dhe dashurinë e tij për atdheun.
Kontributi i Lumni Gjelit për Kosovën konsiderohet i rëndësishëm dhe do të mbetet i respektuar dhe i paharruar. Për të, familjarët kanë shprehur mirënjohje të thellë, duke i uruar shëndet, qetësi dhe vite të lumtura pranë më të dashurve.



