Skip to content

Përkujtohen dëshmorët Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica në Gllanasellë

Në përvjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica, në Gllanasellë është mbajtur një ceremoni përkujtimore pranë Memorialit ku prehen ata.

Në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, anëtarë të kabinetit të tij, veteranë të UÇK-së, familjarë, qytetarë dhe bashkëpunëtorë të shumtë. Të pranishmit bënë homazhe dhe vendosën lule në nderim të jetës dhe sakrificës së dëshmorëve.

Me këtë rast, Lladrovci theksoi se Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaqica mbeten shembull i qëndresës dhe përkushtimit për lirinë e vendit, duke shtuar se sakrifica e tyre është gurthemel i lirisë që gëzohet sot dhe frymëzim për brezat që vijnë.

Kjo ceremoni dëshmoi edhe një herë se kujtesa për dëshmorët mbetet e gjallë dhe se ideali i tyre për liri vazhdon të jetojë.

Published inNews