Ish kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bashkim Mustafa, ka marrë pjesë në shënimin e 28-vjetorit të Akademisë së Parë Ushtarake të Ushtria Çlirimtare e Kosovës në fshatin Aqarevë.
Sipas tij, në këtë aktivitet përkujtimor, së bashku me Sylejman Selimi, komandantin Hysni Shabani dhe bashkëvendës të tjerë, u nderua dita kur u betuan kadetët e parë të kësaj akademie.
Ngjarja u shënua përmes një programi festiv, ku njëkohësisht u kremtua edhe Dita e Shkollës, si dhe 80-vjetori i themelimit të shkollës së parë në Aqarevë.
Ky përvjetor u cilësua si një moment i rëndësishëm për kujtesën historike dhe vlerësimin e kontributit në arsim dhe liri.

