Skip to content

Përkujtohet martiri Qazim Kluna në përvjetorin e rënies

Në përvjetorin e rënies së martirit të kombit, Qazim Kluna, sot janë bërë homazhe pranë varrit të tij, në nderim të sakrificës së dhënë për lirinë e Kosovës.

Qazim Kluna u vra mizorisht nga forcat serbe në prill të vitit 1999, gjatë luftës çlirimtare.

Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë përfaqësues të Komunës së Drenasit, bashkëpunëtorë dhe familjarë të të ndjerit, të cilët vendosën kurora lulesh pranë varrit të tij.

Me këtë rast u theksua se sakrifica e Qazim Klunës për atdheun zë vend të përhershëm në historinë dhe kujtesën kolektive të popullit të Kosovës.

Lavdi jetës dhe veprës së martirit Qazim Kluna.

Published inNews