Skip to content

Përparim Gruda: Kurti po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të reja për arsye personale

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se me veprimet e tij po e çon vendin drejt një procesi të ri zgjedhor.

Gruda tha se nëse Kurti nuk do të dëshironte zgjedhje, nuk do ta shpërdoronte as mundësinë e dytë prej 34 ditësh shtesë, të dhënë nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas tij, nga kjo periudhë, shtatë ditë janë shpenzuar në vizita jashtë vendit, të cilat ai i quajti të pafrytshme, ndërsa javët e tjera kanë kaluar pa ndonjë përpjekje serioze për zgjidhje.

Ai shtoi se tash, kur ka mbetur vetëm një javë afat, deklaratat politike nuk kanë më peshë, pasi sipas tij veprimet në dy raundet për zgjedhjen e presidentit flasin më qartë se çdo fjalë.

Gruda e cilësoi për keqardhje faktin që, sipas tij, dikush me 51 për qind të besimit qytetar po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të reja për arsye personale dhe inate politike.

Published inNews