Skip to content

Plani mizor dhe e vërteta që çoi në kapjen e autorëve – Historiku i një krimi makabër deri te drejtësia për vrasjen e Liridona Ademajt

Një plan mizor për përgatitjen e vrasjes së bashkëshortes. Gjetja e ekzekutuesit dhe skenarët për kryerjen e krimit. Blerja e armës dhe takimet për realizimin e një vrasje makabre, para syve të fëmijëve.

“Grabitja” që doli të ishte e inskenuar nga kryerësit e këtij krimi.

Hetues policorë që dekonspiruan planet e fshehta. Që prangosën autorët dhe që çuan në prova konkrete para organeve të drejtësisë.

Gjykata që dha verdiktin më të lartë, atë të burgimit të përjetshëm për Naim Murselin e Granit Plavën, si organizatorë dhe ekzekutorë të vrasjes së Liridona Admeaj.

Dënim që riktheu besimin se drejtësia mëgjithatë e thotë fjalën e saj.

Familjarë që ndihen sadopak të lehtësuar pas një aktgjykimi të tillë.

Shoqëri që duartroket për drejtësinë që e kërkonte.

Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt është një prej krimeve më të mëdha që ka tronditur Kosovën viteve të fundit.

Në vazhdim, është pikërisht historiku i këtij plani mizor e deri te drejtësia për vrasjen e Liridona Ademajt.

Nata e krimit (29 nëntor 2023):

Rreth orës 20:20, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, u raportuan të shtëna me armë zjarri. Policia dhe ekipet mjekësore gjetën Liridona Ademajn pa shenja jete brenda veturës.

Fillimisht, rasti u raportua nga Policia e Kosovës si “grabitje me pasoja të vrasjes”, bazuar në versionin fillestar të ngjarjeve.

“Grabitje me pasjoja të vrasjes – Me datën 29.11.2023, rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit. Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipërshënuar. Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë”, ishte ky njoftimi i parë i policisë më 1 dhjetor 2023.

Lajmi i plotë në Klan Kosova: https://klankosova.tv/plani-mizor-dhe-e-verteta-qe-coi-ne-kapjen-e-autoreve-historiku-i-nje-krimi-makaber-deri-te-drejtesia-per-vrasjen-e-liridona-ademajt/

Published inNews