Skip to content

Policia tregon se çfarë po digjet në autostradë (Video)

Mesditën e së mërkurës një kamion është përfshirë nga flakët, në magjistralen Prishtinë- Prizren, më konkretisht në Duhël.

Për rastin, detaje ka dhënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës për informim i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

“Një kamion është përfshirë nga flakët në Duhël. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Për rastin në fjalë është njoftuar policia si edhe zjarrëfikësisht të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Bytyqi për Indeksonline.

Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë.

Published inNews