Skip to content

Pse mos të jetë Nasim Haradinaj President?

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka hedhur një ide interesante në skenën politike, duke përmendur emrin e Nasim Haradinajt si kandidat të mundshëm për President të Kosovës.

Hasani deklaroi se, nëse nga politika përmendet emri i Xhavit Halitit, atëherë pse të mos merret parasysh edhe një figurë nga organizatat e luftës.

Sipas tij, Nasim Haradinaj është njëri nga figurat e guerilës, luftëtar i UÇK-së, i burgosur bashkë me familjarë dhe së fundi një prej zërave që mbrojti luftën çlirimtare edhe në Hagë.

Deklarata e Hasanit pritet të ngjallë reagime dhe debat në opinionin publik lidhur me emrat që mund të përmenden për postin e Presidentit të vendit.

Published inNews