Skip to content

Punëtori pëson lëndime të rënda nga kontakti me rrymën

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike gjatë punës në një servis në Prizren, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 15 prill 2026 rreth orës 18:30 në rrugën “Ismail Kryeziu”.

Viktima, mashkull kosovar, fillimisht ka marrë ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm.

Dyshohet se incidenti ka ndodhur nga pakujdesia derisa ai ishte duke punuar në servis.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet po vazhdojnë./DrenicaOnline/

Published inNews