Skip to content

Reagon imami Osman Musliu pas dënimit për rastin e Liridona Ademajt: As dënimit nga Zoti nuk do t’i shpëtoni

Imami i Drenasit, Osman Musliu, ka reaguar pas aktgjykimit për vrasjen e Liridona Ademajt, ku Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim.

Përmes një reagimi publik, Musliu tha se gjykimi nga njeriu përfundoi sot, por sipas tij, autorët nuk do t’i shpëtojnë as dënimit hyjnor.

“Gjykimi nga robi-njeriu sot përfundoi… Por as dënimit nga Zoti nuk do t’i shpëtoni”, ka deklaruar ai.

Musliu e cilësoi vrasjen e Liridona Ademajt si një krim të pafalshëm dhe të planifikuar, duke thënë se është një plagë që nuk mbyllet kurrë.

Ai shtoi se burgimi i përjetshëm nuk është mëshirë, por minimumi i drejtësisë, duke theksuar se kush merr padrejtësisht një jetë duhet të jetë i vetëdijshëm se humb përgjithmonë lirinë e vet.

Sipas tij, rasti duhet të shërbejë si paralajmërim për të gjithë se urrejtja, lakmia apo egoja nuk mund ta justifikojnë kurrë dhunën.

Në fund, Musliu bëri thirrje që shoqëria të mos heshtë përballë së keqes, por të reagojë dhe të mbrojë jetën në çdo rast, pa kompromis.

Published inNews