Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka reaguar sërish ndaj diskutimeve të fundit, duke mohuar spekulimet që po qarkullojnë.
Geci ka deklaruar se fjalitë në Kuvend i ka shkruar vetë, në mënyrë spontane, në momentin kur deputeti i PDK-së tha se po frikësohen nga Hashim Thaçi.
“Mjaft më spekulime. Unë i kam shkruar vetë ato fjali në mënyrë spontane, në momentin kur deputeti i PDK-së tha se po frikësohemi nga Thaçi. Jepini fund këtyre lojërave”, ka thënë Geci.

