Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm, duke zbritur tashmë nën 100 dollarë për fuçi, pas njoftimit të Presidentit Donald Trump për armëpushim.
Sipas analistes Ye Lin nga kompania kërkimore Rystad Energy, tregjet kishin pritur me vëmendje të madhe një angazhim konkret për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Ajo theksoi se rritja e fundit e çmimeve, e nxitur nga rreziqet për transportin në Gjirin Persik, “u shemb pothuajse menjëherë” pas këtij njoftimi.
“Çdo lajm në 48 orët e ardhshme për kalimin e sigurt të tankerëve do të ndikojë drejtpërdrejt në çmime”, u shpreh ajo.
Megjithatë, qytetarët nuk do ta ndjejnë menjëherë uljen e çmimeve në pompë, pasi në shumë vende çmimet e karburanteve nuk përditësohen çdo ditë dhe varen nga ritmi i rikthimit të furnizimit nga rajoni i Gjirit.

