Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sonte në Vushtrri.
Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për përfshirje në përleshje, ndërsa ndaj tyre po zhvillohen procedurat e intervistimit.
Kështu e ka konfirmuar për Sinjalin, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.
“Lidhur me përleshjen e raportuar rreth orës 20:00 në Vushtrri, policia ka arrestuar gjashtë persona të përfshirë ne rast, ndaj të cilëve po zhvillohen procedurat e intervistimit.”, tha ai.

