Skip to content

Sami Lushtaku, kryetari që po kujdeset për mjedisin në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se sot, në kuadër të Ditës së Tokës, ka nisur aksioni i pastrimit që do të zhvillohet në të gjithë territorin e komunës.

Lushtaku theksoi se ky aktivitet ka për qëllim krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë qytetarët.

“Sot në Ditën e Tokës filluam aksionin e pastrimit që do të zhvillohet në gjithë territorin e komunës së Skenderajt, për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë. Bashkohu edhe ti!”, ka shkruar ai.

Me këtë rast, ai ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen aksionit dhe të kontribuojnë në ruajtjen e ambientit.

Published inNews