Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka përkujtuar me nderim të thellë dëshmorët e kombit Fehmi Kerolli nga Polaci dhe Beqir Feka nga Likofci, të cilët ranë heroikisht për lirinë e Kosovës.
Lushtaku theksoi se sakrifica e tyre mbetet udhërrëfyes dhe themel i përhershëm i lirisë sonë.
Ai rikujtoi gjithashtu se në këtë ditë të rëndë, në Lagjen e Tretë të Skenderajt, u vranë edhe martirë të pafajshëm, duke e shndërruar këtë datë në një plagë të thellë për qytetin.




“Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të rënë për lirinë e Kosovës”, ka deklaruar Lushtaku.

