Skip to content

Sami Lushtaku kujton dëshmorët e 27 marsit 1999: Lavdi e përjetshme për sakrificën e tyre

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët që ranë më 27 mars 1999, në një ndër periudhat më të rënda të historisë së Kosovës.

Ai ka theksuar se para 27 vitesh, bijtë më të mirë të vendit u ngritën për atdheun, duke u bërë simbol i qëndresës dhe guximit për lirinë e Kosovës.

“Me nderim të përjetshëm kujtojmë dëshmorët që ranë me 27 mars 1999: Xhavit Dobra e Arsim Gashi nga Kryshefci, Muhamet Musliu nga Vajniku, Sami e Ismajl Loshi nga Pemishta, Mexhit Miftari e Idriz Sejdiu nga Runiku, Hamdi Hasani, Ahmet Osmani e Nazmi Osmani nga Kllodernica, bashkë me shumë martirë nga po ky fshat”, ka thënë Lushtaku.

Sipas tij, edhe pas 27 vitesh, sakrifica e tyre mbetet e gjallë në kujtesën dhe ndërgjegjen kombëtare.

“Sot, 27 vite më pas, përulemi me respekt të thellë para veprës dhe sakrificës së tyre madhore, e cila do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë kombëtare. Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!”, është shprehur ai.

Published inNews