Skip to content

Sami Lushtaku kujton dëshmorin Brahim Nura: Rënia e tij u shndërrua në krenari kombëtare

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka kujtuar sot me nderim të thellë dëshmorin Brahim Nura, në përvjetorin e rënies së tij heroike.

Lushtaku ka rikujtuar se Brahim Nura, së bashku me kushëririn e tij Gani Nura, ranë në altarin e lirisë më 22 prill 1999 në Prellofc, duke dhënë jetën për çlirimin e vendit.

“Rënia e tyre ishte humbje e madhe për familjet dhe bashkëluftëtarët, por njëkohësisht u shndërrua në krenari për gjithë kombin, duke dëshmuar se dashuria për atdheun është më e madhe se vetë jeta”, ka deklaruar Lushtaku.

Ai ka theksuar se sot, kur Kosova gëzon lirinë, mbetet obligim i secilit që të mos harrohet sakrifica dhe amaneti i dëshmorëve për një Kosovë të lirë e të pavarur.

Në fund, kryetari i Skenderajt ka shprehur mirënjohje për të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës.

Lavdi e përjetshme gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!

Published inNews