Skip to content

Sami Lushtaku kujton grupin e intelektualëve të zhdukur të Drenicës: Lavdi dhe nderim i përjetshëm

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka përkujtuar përvjetorin e zhdukjes së grupit të intelektualëve, duke shprehur nderim të thellë për figurat e ndritura të kombit.

Ai ka kujtuar patriotin Idriz Rreci, doktorin Fatmir Fazlija, profesorin Demir Ahmeti dhe gjithë pjesëtarët e tjerë të grupit prej 23 burrave, të cilët, sipas tij, ishin zë i arsyes, i dijes dhe i përkushtimit kombëtar.

Lushtaku theksoi se me veprën dhe qëndrimin e tyre ata dëshmuan se intelektualët e vërtetë nuk heshtin përballë padrejtësisë, por qëndrojnë në anën e së drejtës edhe kur çmimi është i lartë.

Ai shtoi se zhdukja e tyre mbetet plagë e hapur dhe kujtesë e përhershme për sakrificën e bërë në rrugën drejt lirisë, ndërsa emrat dhe vepra e tyre nuk do të harrohen kurrë.

“Lavdi dhe nderim i përjetshëm!”, ka përfunduar Lushtaku.

Published inNews