Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka përkujtuar me nderim të thellë dëshmorin e kombit Fehmi Rama nga Likofci, pjesëtar i njësitit special “Tigrat e Zi”.
Lushtaku tha se Fehmi Rama ishte ndër luftëtarët që në momentet më të vështira të historisë zgjodhi rrugën e sakrificës për lirinë e atdheut, duke u rreshtuar në vijën e parë të frontit me guxim dhe vendosmëri.
Ai theksoi se rënia e dëshmorit mbetet plagë për familjen dhe kombin, por edhe dritë që ndriçon rrugën drejt kujtesës dhe përgjegjësisë për të mos harruar çmimin e lirisë.
“Lavdi e përjetshme dëshmorit Fehmi Rama dhe të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës”, ka deklaruar Lushtaku.

