Skip to content

Sami Lushtaku uron bashkëluftëtarin Xhemë Rexhepi për ditëlindje

Sami Lushtaku ka uruar bashkëluftëtarin e tij, Xhemë Rexhepi, me rastin e ditëlindjes, duke e cilësuar si një figurë frymëzuese për të gjithë.

Në mesazhin e tij, Lushtaku thekson se Rexhepi është pjesëmarrës i tri luftërave dhe një njeri që i ka dhënë shumë atdheut, pavarësisht sfidave të mëdha shëndetësore.

“Pjesëmarrës i tri luftërave, një njeri që i dha shumë atdheut, teksa shëndeti e sfidoi rëndë duke humbur të dy këmbët para 18 vitesh, por duke mos u dorëzuar asnjëherë. Sot, ai qëndron i fortë me shpirt të pathyeshëm e me vullnet të hekurt që frymëzon secilin prej nesh,” ka shkruar Lushtaku.

Në fund, ai i ka uruar Rexhepit shëndet, forcë dhe jetë të gjatë.

Published inNews