Skip to content

Sekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë, arrestohen dy persona në Ferizaj

Një operacion i përbashkët ndërmjet Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike.

Aksioni është zhvilluar sot në komunën e Ferizajt, me pjesëmarrjen e prokurorit të rastit, Kryeprokurorit të PSRK-së dhe njësive relevante të Policisë së Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është rezultat i një hetimi të gjatë mbi dyshimet për veprimtari të një grupi të organizuar kriminal.

Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar rreth 15 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Published inNews