Skip to content

Selin apo Brikena, cila do shpallet sonte finalistja e parë?

Sonte mbrëma sytë e të gjithë shikuesve do të jenë drejtuar nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, pasi spektakli i radhës sjell një Prime plot emocione dhe të papritura.

Kulmi i kësaj mbrëmjeje do të jetë pikërisht momenti i shumëpritur i shpalljes së finalistes së parë, e cila do të sigurojë biletën e artë për në finalen e madhe.

Përballja në këtë televotim është mes dy prej vajzave më të komentuara të shtëpisë: Selin dhe Brikena.

Kjo përballje erdhi pas avantazhit të Brikenës si lidere e shtëpisë, e cila dërgoi në nominim veten dhe Selinin.

Published inNews