Një shembull për t’u vlerësuar vjen nga fshati Lubovec i Skenderajt, ku banorët janë organizuar me vetiniciativë për të pastruar ambientin nga mbeturinat.
Me angazhimin dhe përkushtimin e tyre, ata kanë treguar kujdes të madh për vendin ku jetojnë, duke dhënë mesazh të fortë për rëndësinë e ruajtjes së pastërtisë dhe mjedisit.
Ky veprim i banorëve të Lubovecit është dëshmi se me bashkëpunim dhe vullnet të mirë mund të bëhen ndryshime pozitive në çdo komunitet.
Respekt për banorët e Lubovecit për këtë aksion të vlefshëm!





