Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, po vazhdon me përkushtim angazhimet për transformimin e qytetit, duke i dhënë prioritet rregullimit dhe zgjerimit të hapësirave të gjelbra në të gjitha zonat urbane.
Institucionet komunale kanë nisur punimet për rregullimin dhe transformimin e disa këndeve publike, të cilat po shndërrohen në hapësira të gjelbra, të rregulluara dhe më të përshtatshme për qytetarët.
Sipas autoriteteve komunale, këto investime synojnë t’i japin më shumë jetë dhe gjallëri hapësirave publike në qytet. Ky proces vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës, krijimit të një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm, si dhe rritjes së standardit urban në Skenderaj.
“Do të vazhdojmë të punojmë me kujdes dhe përkushtim që çdo hapësirë publike të marrë vlerën dhe kujdesin që meriton, në shërbim të interesit të përgjithshëm”, thuhet nga Komuna e Skenderajt. /SkenderajLive



