Skip to content

Stërvitje ushtarake tre ditore e FSK-së në Cerrnushë – qytetarët këshillohen të shmangin zonën

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar qytetarët se nga sot, deri më 17 prill, do të zhvillohen aktivitete ushtarake në poligonin manovrues të fshatit Cerrnushë.

Sipas njoftimit zyrtar, këto aktivitete do të realizohen nga Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Me këtë rast, autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe.

Qytetarëve u kërkohet që të shmangin lëvizjen në zonën përreth poligonit gjatë kohës së zhvillimit të ushtrimeve, të mos përdorin rrugët që çojnë drejt këtij lokacioni dhe lapidarit të UÇK-së, si dhe të respektojnë të gjitha udhëzimet e dhëna nga personeli në terren.

Published inNews