Skip to content

“Ta nxjerr thikën dhe të lë këtu”, kanoset sigurimi në Aeroportin “Adem Jashari”

Një rast i kanosjes është raportuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku një punonjës sigurimi dyshohet se është kërcënuar për jetë gjatë kryerjes së detyrës.

Ngjarja ka ndodhur më 14 prill rreth orës 22:00, ndërsa rasti është raportuar në polici rreth orës 23:26.

Siç mëson Sinjali, viktima L.L. ka deklaruar se derisa ishte në detyrë si pjesë e sigurimit në aeroport, kishte ndaluar një person që kërkonte lëmoshë të futej brenda objektit.

Sipas tij, i njëjti ishte larguar, por pas rreth 10 minutash kishte tentuar sërish të hynte, ku përsëri ishte ndaluar te dera.

Në ato momente, sipas deklarimit të ankuesit, i dyshuari fillimisht e kishte akuzuar duke i thënë: “Atë lypsin që është brenda e ke lënë se të ka dhënë para”, ndërsa pas kundërshtimit nga ana e viktimës, situata kishte eskaluar në kërcënim direkt.

Sinjali mëson se i dyshuari i ka thënë: “E nxjerri thikën dhe të lë këtu”.

Policia ka arritur të sigurojë prezencën e të dyshuarit, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka mohuar të ketë bërë kërcënimin.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Kanosje”, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Published inNews