Talenti premtues nga Drenasi, Butrint Ademi, ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Kosovës U16 për të qenë pjesë e turnirit ndërkombëtar “UEFA U16 Development Tournament”, i cili po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë nga 4 deri më 8 prill.
Ademi është aktivizuar në ndeshjen e parë të turnirit ndaj Bullgarisë, ku është paraqitur shumë mirë, duke treguar potencial të lartë dhe cilësi të jashtëzakonshme në fushën e lojës.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në rrugëtimin e tij sportiv, duke konfirmuar talentin dhe përkushtimin e tij në futboll.
Butrintit dhe Kombëtares së Kosovës U16 u urojmë suksese në vazhdim të këtij turniri të rëndësishëm ndërkombëtar.


