Skip to content

Temperatura të ulëta, trashësia e dëborës arrin deri në 25 centimetra

Temperaturat e ulëta kanë sjellë edhe reshje dëbore në disa zona. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën apel që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në Boboshticë-Dardhë dhe në Kukës-Shishtavec. Kontraktorët me mjete dhe punëtorë kanë bërë pastrimin e akseve rrugore menjëherë pa sjellë probleme me qarkullimin. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore”, thuhet në reagim.

Në disa vende të Shqipërisë trashësia e borës ka arritur deri në 25 cm ndërsa po bëhet hapja e rrugës nga ana e borëpastrueseve.

Published inNews